Adele tronditi fansat në fillim të vitit 2020 me humbjen e saj dramatike të peshës.
Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep” ka ruajtur figurën e saj tepër të hollë dhe i atribuon transformimin e saj të pabesueshëm dietës Sirtfood.
Sa peshë ka humbur Adele?
Adele pranoi humbjen e saj në peshë në publik për herë të parë gjatë paraqitjes së saj në Saturday Night Live.
“E di që dukem me të vërtetë, shumë ndryshe që kur më patë për herë të fundit”, tha me shaka ajo. “Por në të vërtetë, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID-19… Unë duhej të udhëtoja lehtë dhe mund të sillja vetëm gjysmën time, dhe kjo është gjysma që zgjodha”.
Ndërkaq, ajo besohet të ketë humbur rreth 45 kilogram.
Si humbi Adele peshën dhe cila është dieta e saj?
Adele ka provuar fietën Sirtfood, e cila inkurajon njerëzit të hanë ushqime bimore si lakër jeshile. Këto ushqime, të njohura si aktivizues të sirtuinës, shtypin oreksin dhe aktivizojnë “gjenin e dobët” të trupit.
Dieta i lejon përdoruesit të hanë çokollatë të zezë dhe të pinë verë të kuqe, pasi ato janë të pasura me sirtuina. Adele thuhet gjithashtu se ka bërë pilates, por instruktorja ka treguar se si Adele e urren ushtrimin dhe beson se transformimi i saj i fundit i trupit ndodhi nga dieta.
“Nuk besoj se asaj i pëlqente shumë stërvitja, por ajo ka ndryshuar stilin e saj të jetesës dhe besoj se 90 për qind e rezultateve ishin duke mbajtur dietë”.
Ajo tha se Adele nuk është një nga klientët e saj aktual, por beson se sekreti i humbjes së saj në peshë është heqja dorë nga ushqimi i përpunuar, sheqeri dhe pijet me gaz./Insajderi.com