Si e presin banorët kur Monika dhe Fifi tregojnë se “debati” i tyre ishte thjesht lojë

Si e presin banorët kur Monika dhe Fifi tregojnë se “debati” i tyre ishte thjesht lojë

Këto dy ditët e fundit, situata në “Big Brother Albania VIP” nuk duket edhe aq e mirë.

Zënkat, ofendimet, të shprehurit me zë të lartë janë pjesë e çdo ore në këtë program, e sidomos kohëve të fundit.

Por, ca nga këto zënka, janë edhe truqe nga banorët për banorët e tjerë.

Monika dhe Fifi kanë nisur një lojë, gjatë së cilës ato ndezën debate mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

“Lufta” mes tyre filloi vrullshëm dhe ato aktruan edhe sikur ishin në prag konflikti mes njëra-tjetrës.

Sot i erdhi fundi kësaj loje, duke u treguar banorëve të vërtetën.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga ana tjetër, ata u shprehën të prekur nga fakti që u shqetësuan shumë për diçka që rezultoi të ishte aktrim.

Nga ana tjetër, zënka mes Fifit dhe Semit që ndodhi sot ishte totalisht e vërtetë.

Fifi sot ka mbajtur një shkop druri në dorë, për të cilin ka thënë se ia ka lejuar produksioni.

Për një pjesë të banorëve duket se kjo nuk është gjë e madhe, ndërsa nga ana tjetër, për Semin është diçka që nuk është në rregull dhe thotë se nuk mund të shohë atë pasi ka frikë.

Madje, Semi ka bërë dhe komente të ndryshme për Fifin, duke e quajtur “psikopate” dhe “e sëmurë”.

Fifi natyrisht agravohet dhe fillon të bërtasë.

Pas kësaj ngjarje, Semi ka shpërthyer në të qara dhe nuk mund të merrte frymë, por u qetësua nga Beniada dhe Donaldi.

Më vonë, kur kuptoi se me këtë veprim u prek shëndeti mendor i Semit, Fifi shkoi tek artistja dhe i kërkoi falje duke thënë se nuk ishte diçka e qëllimshme./Insaderi.com