
Gigi Hadid festoi ditëlindjen e 26-të në Nju Jork, e rrethuar me njerëzit e saj më të dashur, njofton Insajderi.
Ajo u bë bashkë me të dashurin e saj Zayn Malik – me të cilin ka edhe një vajzë – me nënën dhe motrën e saj, Yolanda dhe Bella Hadid.
Gjatë ditës ajo publikoi një fotografi të buqetës së mrekullueshme që Zayn i kishte dhuruar.
Teksa dita po vazhdonte, erdhën edhe dekorimet e festës. Këtu përfshiheshin më shumë lule dhe gati 1 miliard tullumbace.
Më pas të gjithë dolën në rrugët e qytetit për të festuar, dhe disa fotografi u shkrepën. /Insajderi.com