Si i fshehu ndjenjat Dua Lipa në këngën kushtuar të dashurit të saj

Si i fshehu ndjenjat Dua Lipa në këngën kushtuar të dashurit të saj

Pas mediumit Australian, edhe New York Times i kushton një artikull të tërë këngëtares shqiptare Dua Lipës.

“New York Times” shkruan për sukseset e këngëtares, planet dhe projektet e ardhshme dhe flet për origjinën e saj shqiptare.

Zëri i saj përshkruhet si i lartë dhe i fuqishëm nga mediumi, më ngjashmëri të Adele, Rihanna dhe Pink.

“Jam në qiellin e nëntë, po përjetoj kohën më të mirë”, është shprehur Dua në fillim të intervistës.

Lipa ka folur për tekstet dhe gjërat të cilat e inspirojnë atë. Ajo është shprehur se ndjenjat dhe mendimet të cilat i mban brenda më së gjati, janë po ato gjera të cilat përfundojnë në fletën e saj, në këngët e saj.

Muzikën e saj Dua e përshkruan si “pop i errët”.

Këngëtarja përmendi të gjitha këngët e saj dhe foli për realizimin e tyre, por më së shumti kishte folur për këngën “Hotter then Hell”.

Lipa u shpreh se këtë këngë e kishte shkruar kur ishte zemërthyer nga një djalosh me të cilin ajo kishte pasur lidhje. Djaloshi e kishte bërë Duan të ndjehet se ajo nuk është mjaftueshëm për të, por këngëtarja në këtë rast nuk kishte dashur që të tregojë dobësi, të shkruajë një këngë të dhimbshme. Ajo e realizoi këngën dhe bëri komplet gjënë e kundërt, e ktheu dhembjen në krenari.

“Oh, unë nuk dua që ai të kuptojë se si më ka bërë të ndjehem. Unë do ta ndërroj skenarin e kësaj këngë. Do të shkruaj sikurse ai nuk mund të ndalet së menduari për mua”, ka thënë Dua.

Dua do të nxjerrë në shitje albumin e saj “Dua Lipa”, të premten. /Insajderi.com