Sipas The Sun, 57-vjeçari thuhet se arriti në aeroportin e Biggin Hill jashtë Londrës të dielën – një ditë para se të vendoseshin rregullat e karantinës, njofton Insajderi.
Ylli i Hollivudit Tom Cruise bëri një fluturim 11-orësh në Britani të Madhe për t’i shpëtuar rregullit të ri 14-ditor izolues të karantinës së këtij vendi, në mënyrë që ai të mund të rifillonte drejtpërdrejt xhirimet e ” Mission: Impossible 7″.
Sipas direktivës së re, kushdo që viziton Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë, tani do të duhet të kalojë një periudhë prej 14 ditësh në izolim, si masë parandaluese për të shmangur përhapjen e koronavirusit, njofton Insajderi.
“Nuk është rastësi që Tom mbërriti natën e së dielës – ata nuk dëshironin që protagonisti i tyre të mbetej i mbyllur për 14 ditë. Tashmë ka pasur kaq shumë vonesa në film dhe të gjithë mezi presin të rifillojnë xhirimet në mundësinë e parë – kështu që ai ‘iki’ para se rregullat e karantinës të hynin në fuqi të hënën,” tha një burim.
Filmi është xhiruar në një bazë të braktisur RAF në Oxfordshire.
Cruise thuhet se fluturoi për 11 orë nga Clearwater, Florida, dhe po mori me qira një apartament luksoz në Londër. Mendohet se ai do të përdorë një helikopter për të lëvizur gjatë xhirimeve.
“Misioni i pamundur” i fundit është vonuar nga pandemia “Covid-19” kur u mbyll seti filmik në Venecia, ditë para se xhirimet të fillonin në shkurt. Pandemia gjithashtu detyroi ekipin të zhvendosej nga Venecia në Mbretërinë e Bashkuar.
Filmi gjithashtu paraqet Simon Pegg, Alec Baldwin, Vanessa Kirby dhe Rebecca Ferguson.
Burimi: CNN