Si i humbi Charlie Sheen 10 milionë prej shantazhit e prostitutave

Si i humbi Charlie Sheen 10 milionë prej shantazhit e prostitutave

Në vitin 2010 Charlie Sheen ishte një aktorët më të paguar të industrisë së argëtimit, duke fituar kështu 1.3 milionë funta për episodë nga seriali Two and a Half Men.

Në vitin 2015 Charlie Sheeen doli në publik dhe tregoi që ishte diagnostifikuar me HIV. Ai ishte diagnostifikuar para 4 vitesh por e mbajti sekret me një  çmim që i kushtoi shumë, shkruan Mirror, raporton Insajderi.

Aktori ishte duke paguar rregullisht prostitutat për të bërë seks për vite me radhë, të cilat e shantazhonin për shuma të mëdha parash, në mënyrë që të mos tregonin.

Charlie ka treguar që ai ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë gjatë këtyre katër viteve për të blerë qetësinë e tyre.

Ai ka treguar këtë në një intervistë për Today Show duke thënë : “Ishte shumë e vështirë të e thoja publikisht. Është një pikë kthese në jetën e një personi.”

Charlie vendosi të dalë publikisht sepse paratë që paguante ishte duke iu munguar fëmijëve dhe mbesës së tij.

“Paratë që i jepja për të mos treguar ishin të fëmijëve të mi. Mendoja që mund të kisha problem. Besimi im u bë thesari i tyre”.

Aktori filloi të ketë simptoma në vitin 2011, kur dhimbjet e rënda të kokës e kishin bërë të mendoj që ka një tumor në kokë.

Ai tregoi që merrte nga 4 tableta në ditë për të pushuar dhimbjen e cila është e pashërueshme por e menagjueshme.

Charlie në fillim u tregoi ish grave të tij, Denise Richards dhe Brooke Mueller dhe fëmijëve të tij. Ai vendosi të ndajë lajmin me publikun duke shpresuar që do t’a zvogëlojë stigmën.

“Kam përgjegjësi për të u bërë një person më i mirë dhe të ndihmojë të tjerët, ndoshta dikush do të thotë ‘faleminderit Charlie’”.

Charlie ishte arrestuar në dhjetor 2009 për sulm të shkallës së dytë, sipas policisë së Aspen-it.

Sulmet përfshinin dhunë në familje kundër gruas së tij Brooke Mueller.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua për 30 ditë qëndrim në një qendër rehabilitimi, 30 ditë dënim me kush dhe 36 orë menagjim zemërimi./Insajderi.com