Si ishte infektimi me Coronavirus për Alketa Vejsiun?

Si ishte infektimi me Coronavirus për Alketa Vejsiun?

Me 20 tetor, moderatorja Alketa Vejsiu bëri të ditur se ajo ishte më në fund e lirë nga Coronavirus-i, duke zbuluar për herë të parë se ajo ishte prekur nga COVID-19. Lajmin e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Moderatorja ka 5 javë që është shëruar nga virusi dhe dyshon se e kishte marrë me një qendër estetike, ndonëse ajo ishte treguar maksimalisht e kujdesshme, për veten, familjen dhe të tjerët.

E gjatë ditës së sotme, ajo zhvilloi një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, ku na rrëfeu në detaje gjithë eksperiencën e saj me virusin vdekjeprurës.

Ajo cilësoi vetën si një rast mesatar. Moderatorja tregon se ditën e parë kishte temperaturë të lartë dhe ethe kurse për tre ditët në vijim nuk kishte ndonjë simptomë përveç një kokë-dhembje të lehtë. Dyshimet se ajo kishte kontraktuar virusin nisën kur ajo humbi nuhatjen dhe shijen.

Siç thotë moderatorja si virus është tinëzar dhe nisë lehtë, ajo tregon se nga dita e pestë filloi të kishte simptoma më të rënda, nervozizëm dhe shumë frikë. Për fat të mirë, ajo tha se familja e saj nuk rezultuan pozitiv me virusin.

Më pas, Vejsiu ndau edhe recetën e ilaçeve me të cilën u trajtua rasti i saj, siç e theksuam, një rast mesatar. Ajo u mjekua me doza të vogla të Avalox, Wincef, aspirinë, vitaminë C dhe D. Ishte ky një mjekim për shkallën e saj të infektimit të rekomanduar nga mjeku i saj.

Vejsiu gjatë gjithë sëmundjes nuk pati probleme me frymëmarrjen, dhe tani që nga shërimi nuk ka pasur ndonjë pasojë nga sëmundja.

Ajo bëri edhe një skaner, në fillim dhe në fund të dy javëve. Rezultoi se kishte shenja të lehta në mushkëri po që nuk ishte shqetësuese.

Për të, gjëja më e vështirë gjatë sëmundjes ishte fakti se duhej të qëndronte në një shtëpi – ku u vetë-izolua për 11 ditë – larg fëmijëve të saj, të cilëve u desh t’i shpjegojë se mami nuk mund t’i përqafojë.

Moderatorja këshillon të gjithë që të mbajnë maskë që të ruajnë të tjerët, ndërkaq për personat që kanë simptoma të lehta dhe e ngatërrojnë me virusin, kërkon që të paktën të vetë-izolohen teksa presin rezultatet për virusin. /Insajderi.com

No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.