Si ka arritur Danielle Steel të shkruajë 179 libra

Si ka arritur Danielle Steel të shkruajë 179 libra

Autorja e famshme e librave rozë, Daniel Steel deri më tash ka shkruar 179 libra, të cilat janë përkthyer në 43 gjuhë. 22 nga to janë përshtatur për filma dhe dy nga këto adaptime kanë marrë nominime për Golden Globe.

Steel publikon nga një libër në vit, pothuajse pa u ndalur kurrë. Sapo është botuar novela e saj e re, Blessing in Disguise, ku ajo tregon që shkruan përnjëherash në pesë apo gjashtë libra.

Në vitin 1989, Steel hyri në Guinness Book of Ëorl Records për të qenit pjesë e listës së Neë York Times, më shumë se secili autor tjetër. Danielle Steel kishte qenë pjesë e kësaj liste 381 herë.

Mirëpo si arrin kjo shkrimtare të jetë kaq produktive?

Danielle Steel ka treguar që punon 20 deri në 22 orë në ditë, e disa herë në muaj kur ajo është e inspiruar, kalon 24 orë në tavolinën e shkrimit.

Në hyrje të zyrës së saj shkruhet “Nuk ka mrekulli. Ka vetëm diciplinë.”

Duket sikur ky mesazh spjegon gjithë krijimtarinë e Steele.

“E vdekur apo e gjallë, në shi apo në diell, unë ulem në tavolinë dhe punoj. Ndonjëherë përfundoj një libër në mëngjes  dhe në fund të ditës filloj një projekt të ri,” thotë Steel.

Aftësia e saj e jashtëzakonshme që e ndihmon të punoj stoikisht është mundësia për të qëndruar pa gjumë. Shumicën e kohës ajo fle vetëm katër orë.

“Unë nuk shkoj në shtrat derisa jam aq e lodhur sa mund të fle në dysheme. Nëse arrij të bëj dy orë gjumë, ka qenë një natë e mirë për mua”, thotë ajo.

Ajo gjithmonë ka qenë kështu, që kur ishte fëmijë në Francë. Në fillim bënte detyrat pastaj dilte për të luajtur me miqtë. Në moshën 19 vje[ ajo kishte shkruar librin e saj të parë. Ajo i premtoi vetes që nëse do të arrinte ta shiste, ajo do të hiqte dorë nga shkrimi dhe do të fokusohej në familjen e saj. Novela u shit për një javë. 178 libra më vonë ajo ende nuk është e aftë të heq dorë./Insajderi.com

Burimi Vogue