Si ndryshoi qëndrim Jonida Maliqi për komunitetin LGBTI?

Si ndryshoi qëndrim Jonida Maliqi për komunitetin LGBTI?

Këngëtarja Jonida Maliqi u prezantua dy ditë më parë në ceremoninë e tapetit portokalli të kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës evropiane, Eurovision, me një fustan ngjyrë blu që mbante një rrip të gjatë që ngjasonte me flamurin e komunitetit  LGBT.

Mirëpo Mapo risjell në vëmendje se Jonida ka firmosur përpara 5 viteve (21 maj 2014) një peticion ku shprehej publikisht qëndrimi pro nismës “Familje e shëndoshë-Atdhe i shëndoshë” dhe kundër komunitetit LGBT

Ky i fundit është përshkruar në peticion si model shthurjeje dhe devijues i shëndetit të familjes dhe shoqërisë. Jonida Maliqi ka qenë konkretisht e 31-ta në radhën e 55 personave të botës akademike dhe mediave që kanë nëshkruar.

Aktivisti i komunitetit LGBT, Kris Pinderi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke mos kursyer ironinë ndaj Jonidës. “Nuk e di për çfarë e ka vesh Jonida fustanin me ylber, por nëse ka patur parasysh LGBT dhe ka dashur të fitojë zemrat e tyre në festival, dikush t’i shpjegojë se në këtë rast quhet ‘cultural appropriation’, sidomos sepse ndaj komunitetit LGBT që është i nëpërkëmbur dhe i shtypur në Shqipëri, Jonida vetë as ka ngritur ndonjëherë zërin për ta mbrojtur apo për t’i dhënë të drejtë.”

Kujtojmë se Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë më datë 16 maj në Tel Aviv me këngën “Ktheju Tokës”, e cila deri më tani ka prodhuar një sërë reagimesh, si pozitive ashtu edhe negative. Ajo do të performojë në gjysmëfinalen e dytë dhe do të jetë e 14-ta në radhë.