Si nisi konflikti – gjeneza e rrahjes së reperit Fero [video]

Si nisi konflikti – gjeneza e rrahjes së reperit Fero [video]

Një konflikt nëpër këngë mes dy reperëve: Arjan Sjarina – R-Jan dhe Feronit Shabani – Fero, ka përfunduar në një sulm fizik ndaj reperit nga Gjilani.

Reperi i njohur me nofkën “Fero” u sulmua të martën në mbrëmje nga katër persona. E reperi nga Prishtina, Arjan Sjarina po pretendon se ai ishte njëri nga personat që rrahu Feron në parkingun e njërës prej qendrave tregtare të kryeqytetit.

Sjarina e pranon se ka rrahur Feron. Madje, është krenuar për këtë akt në një postim të publikuar në Instagram.

“As ni boks valla hiq hahahahahah p.sh fighti osht 2 vs 2 kqyrne mirë 2 tjerët tanët nuk kanë prek”, ka thënë Sjarina përmes këtij postimi.

Por, cila ishte gjeneza që shkaktoi konfliktin fizik mes Feros dhe Arjan Sjarinës?

E gjitha nisi në një konflikt mes këngësh. Pasi Fero kishte publikuar një këngë të titulluar “Bang Bang” vitin e kaluar, R-Jan i publikoi një “diss” Feros vetëm 20 ditë më parë, raporton Insajderi.

Kënga kundërshtuese e Sjarinës ndaj Feros titullohej “Bang Bang”. R-Jan, nëpërmjet kësaj kënge thumbonte Feron.

“Ti nuk je gang! Pse po rren?!”, i thoshte R-Jan, Feros, në këngën e titulluar “Bang Bang”.

Gazeta Online Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të rrahjes së reperit 18-vjeçar në Prishtinë. Videoja dëshmon se Fero është sulmuar nga katër persona, të cilët e gjuajnë me shqelma dhe grushte reperin nga Gjilani.

Grupi prej katër personave që sulmoi Feronit Shabanin, nuk janë kapur ende nga Policia e Kosovës. /Insajderi.com

Për të parë sulmin fizik ndaj Feros, klikoni në këtë link për të hapur VIDEON: Rrahja e Feros