Si pasojë e pandemisë edhe Jay Z pati shumë humbje

Si pasojë e pandemisë edhe Jay Z pati shumë humbje

LVMH, e cila zotëron “Dom Pérignon” dhe “Moët & Chandon”, ka marrë 50% të aksioneve në markën Champagne të Jay-Z Armand de Brignac, i njohur gjithashtu si “Ace of Spades”. Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan, shkruan CNN, transmeton Insjaderi.

Partneriteti vjen në një kohë kur LVMH po punon për të tërhequr një klientelë më të larmishme. Sektori i luksit është kritikuar prej kohësh për përvetësimin kulturor dhe gafat raciste të profilit të lartë.

Marrëveshja vjen pas një viti të vështirë për Champagne, pasi shitjet ranë për shkak të festimeve të anuluara dhe kufizimeve në ngrënien brenda shtëpisë gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Dërgesat e “Champagne” ranë 18% gjatë vitit 2020 krahasuar me 20190-tën, sipas CIVC, një grup tregtar i shampanjës. /Insajderi.com