Si pasojë e problemeve shëndetësore, Bebe Rexha duhet t’i nënshtrohet një operacioni

Si pasojë e problemeve shëndetësore, Bebe Rexha duhet t’i nënshtrohet një operacioni

Para tre ditësh, Bebe Rexha hyri në llogarinë e saj në Instagram, për t’i lajmëruar ndjekësit se prej ditësh është e shtrirë në gjendje të keqe shëndetësore, njofton Insajderi.

Artistja vuan nga infeksioni i sinusit që është pezmatim i zgavrave të ajrit brenda pasazheve të hundës. Ndezja e infeksionit karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukozë e trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Ajo u shpreh se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit. Mezi marr frymë”, kishte shkruar Bebe.

E sot me anë të një videoje të postuar në Instastory, pa një konsulte me mjekun e saj, ajo kishte kuptuar që duhet t’i nënshtrohej një operimi që të ‘hiqte qafe’ një herë e përgjithmonë këtë infeksion, që dukshëm po ndikon në kualitetin e saj të jetës.

Për më tepër edhe qenushi i saj Bear, kohëve të fundit ka pasur vështirësi shëndetësore, dhe veterinari i tij i kishte thënë Bebes, se atij i duhet një operacion në gju në mënyrë që dhimbja t’i pushojë. /Insajderi.com