Si po shkon shtatzënia e parë e Afërdita Dreshajt?

Si po shkon shtatzënia e parë e Afërdita Dreshajt?

Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj po bëhet nënë për herë të parë. Lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl janë në pritje të ëmbël, e ndau përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Në videon e mësipërme, Kindl shihet me një këmishë ngjyrë blu, ndërsa Dreshaj një fustan rozë, dhe e gjithë kjo ishte e planifikuar, teksa në atë moment të kapur në video ata zbuluan gjininë e foshnjës që po presin.

Ajo zbuloi për ndjekësit e saj, se çifti që tani po presin një djalë, kishin një shtatzëni të planifikuar, ndonëse nuk e pritën që të ndodhte kaq shpejtë. Kur Dreshaj kishte kuptuar se ishte shtatzënë, personit të parë që i kishte treguar ishte Kindl, dhe ai nuk e kishte besuar lajmin e lumtur, deri në momentin që gjinekologu kishte konfirmuar shtatzëninë e saj. Kurse, mamaja e saj nuk e besoi lajmin deri në muajin e tretë, siç thotë këngëtarja.

Këto, ajo i zbuloi në një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, ku tha se tani është në muajin e pestë.

Deri më tani, shtatzënia e saj ka shkuar mbarë dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësor. Sa i përket stilit të saj të jetës, ajo nuk ka lënë anash as palestrën, siç thotë ajo gjithnjë nën këshillat e gjinekologut të saj. E sa për dilemën më të madhe të shtatzënave: “Të pi apo mos të pi kafe”, ajo tha se konsumon vetëm dy kafe në ditë, edhe kjo me këshillat e doktorit.

Një ndjekës tjetër e pyeti se çfarë lindje do të ketë, ajo tha se planifikon të kryejë një lindje natyrale. /Insajderi.com