Si rrallë herë, Dafina Zeqiri reagon ndaj komentit ofendues të ndjekësit

Si rrallë herë, Dafina Zeqiri reagon ndaj komentit ofendues të ndjekësit

Dafina Zeqiri është tejet aktive me postime në rrjete sociale, por me replika ndaj komenteve, jo dhe aq – por gjërat ndryshojnë kur dikush tenton të ofendojë miqtë e saj, njofton Insajderi.

Së fundmi, këngëtarja e njohur është përfshirë në një përplasje me një prej komentuesve tek një postim ku shihet krah shoqërisë së saj në Zvicër, njëra prej të cilave është transgjinore.

View this post on Instagram

Zürich mit meine lieben

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Komenti që në thelb përmbante zhargon pezhorativ e gjuhe urrejtjeje, ka shtyrë këngëtaren që ta quajë ‘idiot’.

Këngëtarja e njohur është përkrahëse e komunitetit LGBTIQ dhe këtë e ka dëshmuar në vazhdimësi, e tani së fundmi edhe në videoklipin e saj “Aman Aman”, ku u shfaq me grim shumëngjyrësh për të nderuar komunitetin. /Insajderi.com