Si rrallëherë, Unikkatili i këndon dashurisë

Si rrallëherë, Unikkatili i këndon dashurisë

Edhe një këngë e re i është bashkuar skenës sonë muzikore, ku kanë ardhur disa të tilla gjatë sezonës së verës.

Bëhet fjalë për reperin Unikkatil, i cili ka sjell këngën më të re para fansave dhe publikut të gjerë.

Si rrallëherë, këngëtari ka ardhur me këngë që për tematikë ka dashurinë dhe kjo ishte befasi e këndshme.

“Dashni”, titullohet kënga e re e publikuar vetëm me tekst gjersa nuk e ka shoqëruar me ndonjë video.

Ndryshe, Unikkatil ka filluar tashmë të paraqitet në disa koncerte anembanë Kosovës pas një pauze të gjatë.