Si ta dini nëse produkteve të make up u ka dalur afati

Si ta dini nëse produkteve të make up u ka dalur afati

Shumica e produkteve të grimit nuk kanë afat që tregon se sa gjatë mund të përdoren.

Expertët e Huda Beauty na tregojnë më shumë se sa gjatë mund të vazhdojmë të përdorim këto produkte pa rrezikuar shëndetin e lëkurës

Brushat e grimit: 5 vite

Pjesa më e mirë e brushave është që mund të lahen, gjë të cilën duhet ta secilën javë. Brushat duhet të lahen sepse marrin bakterie dhe papastërti.

Kremi kundër diellit: 3 vite

Edhepse nuk i bie të jetë pjesë e makeup, ai është pjesë e rutinës sonë të përditshme. Zakonisht ne mendojmë që pas një viti kremi kundër diellit nuk mund të përdorët më, mirëpo ekspertët tregojnë që është në rregull.

Produkti bazë për make up: 2 vite

Pas një një kohë, varësisht prej formulës, do të vëreni që gjendja e këtij produkti ndryshon, thahet ose bëhet shumë më e lëngshme. Kjo tregon që i ka dalur afati. Mirëpo maksimumi i përdorimit është dy vjet.

Pudra e lëngshme: 1 vjet

Pudra e lëngshme ka kohën më të shkurtë të përdorimit, nga gjithë produktet tjera. Ato edhe mund të thahen që është tregues që nuk duhet përdorur më.

Qerpikët falso: 4- 5 vite

Qerpikët mund të qëndrojnë gjatë, mirëpo kur fillojnë të duken keq, ju duhet të i hidhni. Për të qëndruar më gjatë lani dhe thani pas përdorimit.

Maskara: 3 muaj

Duke qenë një prej produkteve më toksike, maskara qëndron më së paku sepse rrezikon shumë. Përpos që mbledh bakterie që mund të krijojnë infeksione të syrit, ato thahen dhe duken keq kur përdoren pas një kohe.

Buzëkuqi: 2 deri 3 vite

Buzëkuqi mund të bartë shumë infeksione. Nëse i ndryshon ngjyra ose era, mos e mbani më./Insajderi.com

Burimi: Huda Beauty