Lidhja aftagjatë me ankthin, i trefishon rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Përditshmëria jonë, stresi dhe ngarkesat e tepërta thuajse krijonë zgjidhjen ideale për të pasur ankth. Mënyra se si njerëzit e përjetojnë ankthin, ndryshon, sepse varet prej ndjeshmërisë dhe mekanizmave mbrojtëse. Më poshtë po përmendim disa mënyra që do të ju ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të ankthit, dhe me kalimin e kohës të zotëroni këtë lloj çrregullimi që shpesh mund të ju privojë të bëni një jetë sociale normale.
1.Bëni një jetë aktive
50% e njerëzve me ankth, thonë se stërvitja ndihmon në lehtësimin e simptomave.
2.Reduktoni sasinë e kafeinës që merni në ditë
Ajo stimulon lirimin e adrenalinës, gjë e cila mund t‘i shkaktojë simptomat ose t’i përkeqësojë ato.
3.Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak
Rritjet e uljet e nivelit të sheqerit në gjak ndikojnë në prodhimin e hormoneve të stresit, si për shembull adrenalina.
4.Pushoni herë pas here
Ankthi ka natyrë akumuluese, si uji që mbush një gotë – nëse nuk e zbrazni rregullisht, ajo do të dredhet, kështu që ju duhet të merrni kohë çdo ditë për t’u çlodhur: 20 minuta frymëmarrjeje qetësuese, çdo ditë, mund të zvogëlojë ankthin dhe të uli nivelin e kortizolit të stresit në ditë, raporton një studim kinez.
5.Aplikoni kura bimore
Vaj i livandos, nga ai i cilësisë farmaceutike, mund të ndihmojë në reduktimin e aktivitetit të tepërt të trurit në lidhje me ankthin, thonë shkencëtarët vienezë.