
Pasi u hap lajmi se muzikantja dhe aktorja FKA twigs ka ngritur një proces gjyqësor kundër Shia LaBeouf për “abuzim të pamëshirshëm” përfshirë “sulmin seksual” dhe “sulm fizik”, këngëtarja dhe kompozitorja Sia shkroi në Twitter për përvojën e saj të lënduar nga LaBeouf.
Sia, e cila kishte LaBeouf si performues në videoklipin e saj të 2015 “Elastic Heart”, shkroi në Twitter natën e 12 Dhjetorit, “Edhe unë jam lënduar emocionalisht nga Shia, një gënjeshtar patologjik, i cili më shtyu në një marrëdhënie duke pretenduar se është beqar”.
“Unë besoj se ai është shumë i sëmurë dhe kam dhembshuri për të dhe viktimat e tij”.
Sia e mbylli tëeet e saj me fjalë paralajmëruese në lidhje me LaBeouf: “Vetëm dije, nëse e do veten – qëndro e sigurt, qëndro larg”.
Sia e pasoi rrëfimin e saj me një tjetër tëeet, duke shkruar, “Gjithashtu, unë të dua @ FKA twgs. Kjo është shumë e guximshme dhe unë jam shumë krenare për ty”.
Në vitin 2015, në kohën e xhirimit të videoklipit “Elastic Heart”, LaBeouf ishte në një lidhje me aktoren Mia Goth./Insajderi.com
Volture
Also I love you @FKAtwigs
This is very courageous and I'm very proud of you.
FKA Twigs Sues Ex-Boyfriend Shia LaBeouf for Sexual Battery – Variety https://t.co/qnVhrwTbjh
— sia (@Sia) December 13, 2020
I too have been hurt emotionally by Shia, a pathological liar, who conned me into an adulterous relationship claiming to be single. I believe he's very sick and have compassion for him AND his victims. Just know, if you love yourself- stay safe, stay away. https://t.co/2NNEj9w8b1
— sia (@Sia) December 13, 2020