
Edicioni festiv i emisionit “Review me Nora Haxhën” do të transmetohet sonte (2 janar) nga ora 19:30 në TV Dukagjini.
Të ftuar për këtë natë të veçantë janë ekipa e “Moneyz” të cilët të gjithë së bashku për herë të parë shfaqen në një ekran të vetëm.

© Review | Dafina Zeqiri duke kënduar në “Review”
Të gjithë shikuesit do t’mund ta shohin storjen e historikut të Dafina Zeqirit, të përgatitur nga gazetarja Fjolla Gashi, derisa me një ‘review’ të plotë të 2019-ës vjen gazetari, Flamur Bublica pyetjet pikante të të cilit nuk do të mungojnë as në lojërat që do të luhen gjatë emisionit.

© Review | Dafina Zeqiri duke kënduar në “Review”
Kthimet në kohë, emocionet, zbavitjet e muzika, të gjitha këto e karakterizojnë edicionin e sotëm të ‘Review’.
Për adhuruesit e zjarrtë të Dafina Zeqirit kemi përgatitur një surprizë të veçantë sidomos ata që na ndjekin direkt nga faqja zyrtare e Review në Facebook.
Shikim të këndshëm!
Review me Moneyz (Dafina Zeqiri) / 2 JANAR / 19:30 në TV Dukagjini
Me 2 JANAR nga ora 19:30 si kurrë më parë vijnë ekipa e MONEYZ në Review me Nora Haxhën. Këngë, lojëra, pyetje provokuese dhe shumë argëtim me 2 JANAR në Review. Na ndiqni në TV Dukagjini! ORA 19:30 / 2 JANAR
Gepostet von Review am Dienstag, 31. Dezember 2019