Silva Gunbardhi feston 6-vjetorin e lidhjes me Dafin, ndan me ndjekësit foton e ëmbël

Silva Gunbardhi feston 6-vjetorin e lidhjes me Dafin, ndan me ndjekësit foton e ëmbël

Silva Gunbardhi dhe Dafi kanë një lidhje shumëvjeçarë tashmë që asnjëherë nuk e kanë mbajtur larg syrit të publikut.

Fillimisht ata u paraqitën me bashkëpunime muzikore, më pas me kalimin e kohës bënë publike lidhjen e tyre romantike. Sot, duket se dyshja feston 6-vjetorin dhe Silva ka vendosur të publikojë një foto ku shfaqet duke puthur partnerin e saj në faqe. “6 vjet me ty”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos, shoqëruar me një ‘emoji’ zemre.

Pavarësisht se një fjali e thjeshtë, mund të kuptojmë se të dy janë shumë të lumtur me marrëdhënien që kanë. Kujtojmë se në intervista, vetë Silva ka zbuluar se përveç lidhjes dashurore mes tyre dhe projekteve të përbashkëta, Dafi tashmë është dhe menaxheri i saj, pra krahu i djathtë në të gjitha drejtimet e jetës.