Simon Cowell falenderon stafin mjekësorë për kujdesin e treguar gjatë aksidentit ku ai theu shpinën

Simon Cowell falenderon stafin mjekësorë për kujdesin e treguar gjatë aksidentit ku ai theu shpinën

Simon Cowell, muzikanti dhe pjesëtari i jurive të X Factor dhe Britain’s Got Talent, ka shprehur “falënderim masiv për mjekët dhe doktorët,” duke i quajtur “ndër njerëzit më të mirë që kam njohur”.

Simon përfundoi në spital pasi ishte rrëzuar nga nga biçikleta e tij elektrike në vreshtat e shtëpisë së tij në Malibu dhe kishte thyer shpinën, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ai ka falënderuar edhe miqtë dhe adhuruesit për mesazhet e tyre ngushëlluese dhe i këshilloi të lexojnë manualin para se të vozisin ndonjë mjet elektrik.

“Një këshillë e mirë… nëse bleni ndonjë biçikletë elektronike, lexoni manualin para se të e vozisni për herë të parë,” tha ai me ironi në një postim në Twitter.

Cowell u operua të dielën dhe pati disa ndërhyrje kirurgjike, përfshirë një shtyllë metali në kurrizin e tij.

Zëdhënësja e tij tha se ai “ka thyer shpinën në disa vende, mirëpo është jashtë rrezikut.”

Coëell ishte duke e testuar biçikletën e tij të re, kur i ndodhi aksidenti. Ai kishte përsuar një aksident tjetër në vitin 2017, kur u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së tij në Londër./Insajderi.com