Është e vështirë të besosh që Depp dhe Jolie kanë punuar vetëm në një projekt së bashku deri më tani (The Tourist), duke marrë parasysh se sa ngjashëm janë personazhet e filmave të tyre.
Të dy Depp dhe Jolie tërhiqen nga rolet e errëta dhe të çuditshme kur bëhet fjalë për filmografinë e tyre. Ndërsa Depp ka portretizuar gjithçka, nga piratët tek vampirët dhe urrejtësit e çmendur, Jolie është ka luajtur rolin e mbretëreshës së errët si tek Sleeping Beauty, njofton Insajderi.
Natyrisht, dëshira e tyre e ndërsjellë për të luajtur role të çuditshme dhe shumëngjyrëshe bën që të duket sikur do të ishin në më shumë projekte filmike së bashku.
Sipas “Angelina: Një biografi e paautorizuar”, Jolie filloi të mbledhë thika në moshë të re. Në fakt, aktorja u fiksua aq shumë me vdekjen, saqë donte të bëhej drejtore funerali.
Tërheqja e saj për të gjitha gjërat gotike e bëri atë të fiksohej me filmin e Tim Burton të vitit 1990, Edward Scissorhands. Filmi, me protagonist Depp, frymëzoi Jolie dhe i krijoi një simpati të madhe për aktorin. Biografia e paautorizuar e aktores përshkruan dashurinë e saj për filmin e Depp.
“Aso kohe, Angie vishej me stil ‘punk’ dhe identifikohej me të dëbuarit nga shoqëria si Edward Scissorhands, filmi kult i lansuar në dhjetor 1990. Angie simpatizonte aktorin Johnny Depp, i cili luante Edward, një figurë e izoluar me gërshërë për duar. Temat e tjetërsimit dhe zbulimit të vetes që filmi trajtonte depërtuan tek Jolie.”
Kur promovoi The Tourist, Jolie foli për kolegun e saj.
“Sigurisht që gjithmonë kam dashur të punoj me Johnny Depp!” aktorja i tha The Japan Times. “Cila aktore nuk ka dëshiruar? Kam menduar se ai ishte gjëja më interesante për vite me radhë. Unë praktikisht u rrita me të dhe kisha shumë simpati në kohën kur luante Edward Scissorhands!”
Reciprokisht, Depp foli për Jolie, dhe madje shkon deri atje sa ta quajë atë një “bukuri të përsosur”. Ndërsa promovonte filmin e tyre, Depp thotë, “Ajo është një lloj poezie që ecën, Angelina … Ju e dini që ajo është bukuri e përsosur. Por në të njëjtën kohë, shumë e thellë, shumë e zgjuar, shumë e shpejtë, shumë e dinake dhe shumë qesharake. Ajo gjithashtu ka një sens shumë të çoroditur të humorit. Është kënaqësi ta kesh afër”. /Insajderi.com
Burimi: Cheat Sheet