Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së dytë

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së dytë

Dy muajt e fundit, në mediat vendore qarkullon lajmi se Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani ishin në pritje të ëmbël, njofton Insajderi.

Si rrjedhojë, këngëtari reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram sa i përket fjalëve që po qarkullonin.

“Nuk është e vërtetë”- kishte shkruar Hoxha në Instagram-in e tij, duke lënë të kuptohej se çifti nuk po presin fëmijë.

Kjo nuk është hera e parë që Sinani u desh të reagonte publikisht për thashetheme të tilla. Në vitin 2019, qarkulloi po i njëjti lajm, ndërkohë që reagimi i Hoxhës në atë kohë ishte më epik: “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”.

Mirëpo gjatë ditës ishte Andrra ajo që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi që çifti po presin fëmijën e tyre të dytë.

Në një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur ajo shkruan, “Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekondë të jetës, të presim me padurim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andrra Destani Hoxha (@andrradestani)

Kujtojmë, se çifti janë prindër të një djali katër vjeçar me emrin Ansi. /Insajderi.com