
Këngëtari i baladave Sinan Vllasaliu sapo ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, që titullohet “Valsi i dashurisë”.
Bashkë me këngën, Sinani ka bashkangjitur edhe një videoklip të punuar nga produksioni nga Shqipëria Max Production, njofton Insajderi.
Teksti dhe muzika e këngës është punuar nga Avni Qahili, ndërsa orkestrimin e ka bërë Nexhat Mujovi apo si njihet në publik, Virusi.
Kënga është e stilit baladë, sikur shpesh jemi mësuar të presim nga Sinani, e cila për temë ka kurorëzimin e dashurisë së dy të rinjëve.