Sindi ironizon me Anën pas publikimit të projektit muzikor

Sindi ironizon me Anën pas publikimit të projektit muzikor

Diana Lleshi e “Për’puthen” sapo ka hyrë në botën e muzikës dhe më 14 maj ka lansuar projektin e saj të parë muzikor.

Kënga mban titullin “Deal” ku Ana në tekst këndon si repere të cilin publiku e quan diss.

Ndërsa, pjesë e videoklipit të këngës Ana ka protagonist Atdhe Xheravinë në skena mjaft provokuese.

Kurse, pas publikimit ka reaguar konkurrentja tjetër e “Për’puthen”, Cindy Loci (Sindi), e cila ka thumbuar fare mirë publikisht Anën, në një InstaStory.

Ajo ka shkruar: “Një minut qetësi për të gjithë industrinë e muzikës”.

Kjo la të kuptohet se e ka me Anën pasi dyshja së fundi kishin pasur disa zënka në program e që kurrë më nuk u panë të flisnin./Insajderi.com