
Përmes një postimi në llogarinë në Instagram, konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci ndau lajmin e hidhur se gjyshi i saj ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Krahas një shiriti të zi në fotografi, ajo shkruan se jeta është herë e ëmbël e herë e hidhur.
“Jeta është plot me surpriza herë nga surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal , kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur na ngushtohet dhe fryma na merret”, shkruan ajo.
Tutje ajo shkruan se jeta e gjyshit të saj ishte një udhëtim shumëngjyrësh dhe e gjitha familja do ta kenë përgjithmonë në zemër.
Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte edhe jeta jote gjysh i dashur. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, përfundon shkrimin Sindi. /Insajderi.com