Sindi është ofenduar rëndë nga Mevlani në emisionin e sotëm të “Përputhen”, njofton Insajderi.
Takimi i tyre që u transmetua sot, ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Mevlani i tha: “Pse bën sikur ke më shumë mend se ne se ke dy vite më shumë shkollë se ne. Ik moj se ty t’ka ofenduar Zoti”.
Kjo mjaftoi që Sindi të hiqte mikrofonin dhe të linte takimin përgjysmë.
Më pas në studio ajo u përlot teksa tregoi historinë e saj kur ka qenë në studime.
“Nuk e di pse ma përmendin shkollën kaq shumë kur unë s’flas kurrë për këtë. Asnjë nuk e di se sa keq kam hequr unë atje. Kur më është dashur të punoj e mësoj tërë kohës për të bërë prindërit e mi krenarë”, ka thënë Sindi.
Ndërkohë Melisa, vajza me të cilën Sindi ka pasur konfliktet më të shumta, e ka përqafuar për t’i dhënë mbështetje. /Insajderi.com