Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, pas daljes nga emisioni ka vazhduar me thumbat e saj për produksionin.
Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” ajo ka hedhur sërish akuza për autoren e programit , Olsa Muhametit.
Ajo ka publikuar një bisedë ku dëgjohet duke debatuar me Olsën.
“Nëse zgjodhe të reagosh, atëherë vështirë të mendoj se do të rikthehesh sërish në “Për’puthen”. Ju keni kokën tuaj Sindi dhe për këtë më vjen shumë keq sepse unë kam gjithë këto ditë që…”, dëgjohet të thotë Olsa.
Sindi tha se ajo bisedë është zhvilluar pas reagimit të saj më anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.
Ajo u shpreh që atë periudhë ka qenë e ngarkuar psikologjikisht sepse gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kemi pasur dhe një telefonatë pas kësaj. Në momentin që më tha që do të largohesh nga program u ndjeva shumë keq dhe e mora në telefon dhe i thashë ‘Olsa pse, të paktën më jep një arsye dhe më bërtet në një mënyrë shumë të çuditshme’ dhe unë i them: ‘Unë e bëra thjesht sepse kam shumë presion, e kam gjyshin shumë rëndë dhe isha edhe në lot”, u shpreh Sindi.
Më tej, ajo ka deklaruar se Olsa i ka thënë se nuk ka kuptim që ajo të shkojë në program prapë.
“Dhe lëre në kohën e vet, çfarë lidhje ka rëndimi psikologjik?! Nëse ti e bën këtë, çka të them unë, çfarë kuptimi ka të vish më në studio?!”, ishin fjalët që i kishte thënë Olsa, të cilat Sindi zgjodhi t’i bënte publike./Insajderi.com