Sipas Aleksandër Gjokës, “Festivali i RTSH-së” s’kishte asgjë transparente

Sipas Aleksandër Gjokës, “Festivali i RTSH-së” s’kishte asgjë transparente

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka folur në studion e lajmeve në “News24” rreth festivalit shumë të komentuar të momentit, atë të RTSH-së.

Gjoka u shpreh se i ishte bërë një ftesë për të marrë pjesë në festival, por ai e kishte refuzuar me dëshirën e tij.

“Unë jam produkt i festivalit dhe kam folur me superlativa. Është një trampolinë për të rinjtë por jam tërhequr dhe më ftojnë por unë kam zgjedhur mos shkoj. Mua më kanë ftuar gjithmonë për të konkurruar. Kam qenë edhe në juri. Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim se s’kam nevojë për atë.”- tha këngëtari.

Gjithashtu, Gjoka u shpreh se festivali, sipas mendimit të tij, nuk kishte asgjë transparente.

“Është thyer kodi. Gazetat kanë folur shumë por disa këngë më pëlqyen. S’kam asgjë me atë kompozitorin maqedonas por unë e di që është rregull që kompozitori duhet të jetë shqiptar. Verën e kemi mike por tek muzika, s’kane lidhje këngët me muzikën ishin palidhje. S’ishte asnjë gjë transparente. Kjo s’më pëlqeu.”- përfundoi ai.