Sipas DJ-it shqiptar, mbyllja e klubeve të natës do shkaktojë depresion tek këngëtarët

Sipas DJ-it shqiptar, mbyllja e klubeve të natës do shkaktojë depresion tek këngëtarët

Anulimi i shumë aktiviteve dhe mbyllja e arenave jo vetëm se do të ketë pasoja financiare por edhe psikologjike për këngëtarët – thënë kjo nga DJ i njohur shqiptar, Vin Veli, njofton Insajderi.

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme, ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambiente të tilla.

Mes artistëve që janë kundër ndalimit të muzikës është edhe DJ i njohur Vin Veli.

Mëngjesin e sotëm në emisionin, “Ditë e Re” ishte i ftuar Dj i njohur, Vin Veli, i cili ka dhënë mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje. Ai u shpreh se nuk ishte vendimi i duhur ky që u morr nga qeveria pasi mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjellë varfëri.

“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja se cila do të ishte gjëja e duhur në këtë periudhë pandemie, Vin Veli tha se duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin pasi nuk e dimë se dhe sa kohë do të zgjatë kjo situatë. /Insajderi.com