Produkti që duhet mbajtur jashtë tryezës ushqimore është sheqeri. Që në vitin 1920, Dr. Otto Warburg fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti teorinë se qelizat e kancerit rikthehen dhe marrin jetë nga sheqeri.
Kjo teori vazhdon të ekzistojë edhe në ditët e sotme, por shqetësimi për konsumimin e sheqerit nuk është bërë alarmant.
Sipas hulumtimeve, kur trupi furnizohej me sheqer artificial prodhon kimikate të ndryshme, që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.
Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF, që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtpërdrejtë nga sheqeri, i cili i ushqen këto qeliza.
Sipas mjekëve, çdo njeri nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një shishe e vogël përmban 10 lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu.