Kendall Jenner ka hasur në kritika të forta për sipërmarrjen e saj të re të biznesit, njofton Insajderi.
Përdoruesit e mediave sociale u përgjigjën shpejt për lajmin se Jenner po lanson një markë të alkoolit tekila, të quajtur “818”, me shumë që akuzojnë modelen 25-vjeçare për përvetësimit kulturor.
Shumë përdorues e shohin markën 818 të Jenner – të quajtur sipas kodit të zonës Calabasas ku ajo jeton – si përvetësuese të kulturës meksikane, me të cilën ajo nuk ka asnjë lidhje.
“Ideja që Kendall Jenner po bën tekila më acaron… ideja e të famshmëve me ngjyrë të bardhë që marrin nga artizanët lokalë meksikanë duke përfituar nga traditat dhe bizneset tona dhe vizitojnë Cabos dhe Puerto Vallarta vetëm për pushime”, shkruan një përdorues në Twitter.
Something about Kendall Jenner making tequila rubs me the wrong way..like the idea of white celebrities taking from local Mexican artisans and profiting off our traditions and agricultural business yet only visit Cabos and Puerto Vallarta for vacation spots…
— LaMesaQueMasApluada (@estyledesma) February 17, 2021
Jenner debutoi me markën e saj 818 tequila të martën në Instagramin e saj, duke deklaruar se ajo po punon në kompani për gati katër vjet.
Ajo zbuloi se marka e tekilas tashmë ka fituar një seri çmimesh në industrinë e rakisë, përfshirë “Tekila më të Mirë Reposado” në “World Tequila Awards” dhe “President’s Trophy” at the “Ultimate Spirits Challenge.”
Marka nuk ka një datë të konfirmuar të prezantimit për publikun. /Insajderi.com