Sir Elton John dhe ish-bashkëshortja e tij Renate Blauel kanë zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore që u shkaktua nga autobiografia e yllit dhe filmi “Rocketman”, njofton Insajderi.
Blauel paditi Sir Elton në qershor, duke pretenduar se ai kishte thyer kushtet e marrëveshjes së tyre të divorcit duke diskutuar martesën e tyre katër-vjeçare, e cila përfundoi në vitin 1988.
Ajo fillimisht kërkoi një urdhër për të parandaluar zbulimet në të ardhmen, si dhe dëmshpërblim prej 3 milionë paundësh,
Çështja tani është zgjidhur në mënyrë miqësore, tha një zëdhënës i Sir Elton.
Një deklaratë e përbashkët në emër të Blauel dhe Sir Elton tha: “Palët janë të lumtura të njoftojnë se e kanë zgjidhur këtë rast, në një mënyrë që pranon nevojën e Renate për privatësi”
“Nga ana e saj, Renate pranon që Elton ka vepruar në një mënyrë dinjitoze dhe me respekt ndaj saj në 30 vitet e fundit dhe ka qenë gjithmonë e lumtur për ta ndihmuar atë”.
“Ata nuk do të diskutojnë njëri-tjetrin, ose martesën e tyre, në të ardhmen dhe nuk do të bëjnë asnjë koment tjetër për çështjen”.
Blauel kishte pohuar se Sir Elton bëri shkelje “të përsëritura dhe flagrante” të marrëveshjes së tyre të divorcit si në librin e tij ashtu edhe në filmin biografik që fitoi Oscar. /Insajderi.com
Burimi: BBC