“S’ka bir none e bir k*rve…”, Edi Rama me fjalor rruge në filmin “I Love Tropoja”

“S’ka bir none e bir k*rve…”, Edi Rama me fjalor rruge në filmin “I Love Tropoja”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është një ndër aktorët pjesmarrës në filmin “I Love Tropoja, të realizuar nga Ermal Mamaqi.

Por, deri më tani dinim vetëm faktin se Edi Rama do të ishte në rolin e dajës së aktorit kryesor, Mamaqit.

Tashmë kanë dalë dhe disa pjesë nga teksti që Edi Rama ka thënë gjatë pjesës aktruese, kur po zhvillohet një dasmë. Ai futet në banket dhe me zë të lartë përdor një fjalor rruge.

“S’ka bir none dhe bir kurve të martojë Landin me zor,”- thotë Edi Rama në pjesën e filmuar.

Më tej vijon: “Kush i bon presion çunit tonë ktu mo?

Nuk dihet sa vazhdon pjesa e luajtur nga kryeministri Edi Rama, por roli i tij qenka aspak i zakontë për një kryeministër.