S’ka performanca nga Britney Spears përderisa është nën kujdestarinë e babait

S’ka performanca nga Britney Spears përderisa është nën kujdestarinë e babait

Një avokat i Britney Spears i tha një gjykatësi në Los Angeles, që klientja e tij nuk do të përformojë më, përderisa babai ka nën kontroll karrierën e saj, raportoi Associated Press, transmeton Insajderi.

Spears, nën një kujdestari në 2008 pasi përjetoi disa kriza mendore në publik që rezultoi në shtrimin e saj në spital.

Pasuritë e saj financiare kanë qenë që nga kontrolli i babait të saj, James Spears.

“Klientja ime  më ka informuar se ajo ka frikë nga babai i saj”, i tha gjykatësit avokati i Spears, Samuel Ingham. “Ajo nuk do të interpretojë përderisa babai i saj është përgjegjës për karrierën e saj”.

Të martën, gjykatësja e Gjykatës Supreme të Los Angeles Brenda Penny nuk pranoi të pezullojë menjëherë rolin e James Spears në kujdestarinë e vajzës së tij, por tha se ajo do të merrte parasysh kërkesat e ardhshme me dokumentacion të mëtejshëm.

Për më shumë se një dekadë, fansat  kanë bërë thirrje “Free Britney”, një lëvizje kushtuar nxjerrjes së Spears nga kujdestaria e saj. /Insajderi.com