Skandali “Baby Squillo” – Historia tronditëse prapa serialit në Netflix

Skandali “Baby Squillo” – Historia tronditëse prapa serialit në Netflix

Nëse jeni përdorues të platformës së transmetimit Netflix, me shumë gjasë – edhe nëse nuk e keni ndjekur – e keni parë.

‘Baby’ i Netflix debutoi për herë të parë në vitin 2018, njofton Insajderi. Seriali përqendrohet në dy gra të reja, Chiara (Benedetta Porcaroli) dhe Ludovica (Alice Pagani) nga rrethi Paroli i Romës, të cilat fillojnë të punojnë si punëtore seksi. Si pjesë e një shkolle të mesme ku ngacmuesit nuk mungojnë dhe as nuk ishte një hierarki shoqërore, Chiara dhe Ludo u zhytën në një jetë ku seksualiteti nuk kishte një kapak ose një kufi, dhe paratë vinin shpejt.

Season 2 Of "Baby" Receives October 18 Premiere Date On Netflix

Ajo që është interesante është se ndërsa shfaqja bëri padyshim një emër, shumë duket se e kanë harruar historinë shqetësuese në të cilën bazohet – skandali ‘Baby Squillo’ i vitit 2014.

Katër vite më parë, dy vajza adoleshente, të moshës 14 dhe 15 vjeç, u kapën duke u marrë me “punën seksuale”, në mënyrë që të blinin rroba luksoze, pajisje të shtrenjta dhe kokainë. Të paktën 50 burra paguan për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat.

Sipas ligjit italian, pagesa për seks është e ligjshme, por pagesa për seks me një grua nën moshën 18 vjeç është një vepër penale.

Sipas nenit 600 të kodit penal, një shkelës mund të marrë deri në 6 vjet burg.

Skandali u zbulua pasi nëna e 15-vjeçares, nuk mund të kuptonte se nga po i vinin vajzës së saj shuma parash misterioze dhe kështu, kontaktoi policinë. Në atë pikë, thuhej se secila prej vajzave bënin €500-600 në ditë ose €300 për “performancë”.

Ajo që e bën edhe më shokuese situatën është përfshirja e mamasë së njërës prej vajzave.

Në një bisedë shqetësuese telefonike, e cila u regjistrua nga policia gjatë hetimit, zbulohet që vajza i kërkon së ëmës ta lërë atë “jashtë pune” sepse ajo nuk mund të përqendrohej në shkollë dhe nuk ndihej mirë. Nëna e saj i bënte presion për të vazhduar, duke i sugjeruar që ajo “të studionte dy ose tre orë para ose pas punës” ose “të ndërronte ditët”.

Kjo çoi në arrestimin e tetë personave, përfshirë nënën e vajzës më të re, e cila po i prezantonte ata me klientët.

Të tetë të pandehurit e rrjetit të prostitucionit u dënuan për shfrytëzimin e prostitucionit të dy të miturave në një apartament në Parioli.

Një nga burrat, mori 10 vjet burg dhe një gjobë prej €60,000. Nëna e vajzës më të re u dënua me gjashtë vjet burg dhe mori një gjobë prej €20,000, si dhe iu hoq çdo e drejtë prindërore. Të tjerët, morën nga 3-7 vjet burg secili. /Insajderi.com

Burimi: Insider, Meaww