Skandali i radhës nga modelet ukrainase që u zhveshën në ballkonin e Dubait, arrestohen nga policia në Mali të Zi

Skandali i radhës nga modelet ukrainase që u zhveshën në ballkonin e Dubait, arrestohen nga policia në Mali të Zi

Tri anëtare të skuadrës të ‘Butt Ukrainian’ u arrestuan në Mal të Zi pasi u zhveshën dhe spërkatën njëra-tjetrën me ujë në një rrugë publike.

Është skandali i fundit ligjor i modeleve ukrainase, të cilat më parë ishin burgosur për një shfaqje tjetër nudo në ballkonin e një rrokaqielli në Dubai, shkruan The Sun.

Modelet më parë kanë pozuar me flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e ekipit të tyre në Euro 2020 – por tani janë kthyer pas Anglisë dhe madje kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale një video, ku tregonin mbështetjen e tyre për Gareth Southgate përpara gjysmëfinales së tyre triumfuese kundër Danimarkës.

Para se të arrestohej, 19-vjeçarja Diana postoi një klip duke thënë: “Djema, për çdo rast … Policia është këtu”.

“Nëse nuk jam në kontakt, ju e dini se ku mund të më gjeni – të mbyllur në Malin e Zi”, shtoi ajo.

 

Ata u dëbuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas ekspozimit nudo në ballkonin e rrokaqiellit, pasi u akuzuan për shkelje të mirësjelljes publike./Insajderi.com