
Rastet e dhunimit seksual në Kosovë janë një dukuri që fatkeqësisht në Kosovë ndodhin pothuajse çdo ditë. Muaj më parë një ngjarje e tillë e ndodhur në Drenas tronditi vendin, e pastaj edhe shumë raste të tjera që në fakt janë po aq të dhimbshme për viktimat, aq edhe skandaloze kur flitet për ato duke bërë shaka si rasti i këngëtarit Butrint Imeri, që ndiqet nga më shumë se 800 mijë person në Instagram.
Butrinti, në vend që të përkrahë këto viktima, për shkak të popullaritetit të tij tek të rinjtë kosovarë ai merr pjesë në këto sulme seksuale vetë, dhe madje i tregon në emisione televizive, duke i veçuar si ngjarjet më ‘funny’ që i kanë ndodhur ndonjëherë në jetë.
Në emisionin ‘Prive Reality’ që u transmetua në Klan Kosova me 1 janar në ora 21:00, Butrint Imeri, një ngacmim seksual në një dhomë hoteli në Shëngjin ku ishin të përfshirë ai, një shok dhe një vajzë ( në këtë rast viktima) e tregoi me të qeshura pa fund dhe si një nga ngjarjet më interesante që i ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij, shkruan Metro.
Ndërsa prezantuesja Liberta Spahiu, mysafirët tjerë të ftuar në emision Yll Limani, Shkurte Gashi, Fifi, kënaqen duke qeshur me Butrintin, duke e përgëzuar, siç tha Liberta ‘ shokët e tu po nxajnë femra në krahë tëndin’.
Nga minuta e 25:00 mund ta dëgjoni rrëfimin skandaloz të Butrint Imerit.