Skenat e seksit – aktorja nuk është rehat me vështrimin mashkullor: “Nuk dua të qëndroj e zhveshur në një grup meshkujsh”

Skenat e seksit – aktorja nuk është rehat me vështrimin mashkullor: “Nuk dua të qëndroj e zhveshur në një grup meshkujsh”
Burimi i fotografisë: Michael Buckner/Apple

Aktorja e nominuar për çmimin “Oscar”, Keira Knightley ka zbuluar se ajo nuk është rehat të jetë nën vështrimin mashkullor teksa po filmon skena intime, shkruan Variety, transmeton Insajderi.

Në një intervistë në “Chanel Connects”, ajo tha se vendimi për të shtuar një klauzolë pa lakuriqësi në kontratën e saj pasi që u bë nënë ishte pjesërisht për shkak të krenarisë.

“Është vështrimi mashkullor. Nëse do të bëja një histori që kishte të bënte me udhëtimin e mëmësisë dhe pranimit të trupit, më vjen keq, më vjen keq, por kjo do të duhej të ishte me një regjisore grua”, tha ajo. “Nuk e kam ndaluar plotësisht lakuriqësinë, por me burrat po”. /Insajderi.com