Skivi dhe Gold AG reagojnë pas vrasjes së mikut të tyre, Albert Krasniqit

Skivi dhe Gold AG reagojnë pas vrasjes së mikut të tyre, Albert Krasniqit

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Prishtinën dhe popullin kosovar. Biznesmeni i njohur, Albert Krasniqi u qëllua për vdekje nga babai i tij, Skënder Krasniqi, njofton Insajderi.

Krasniqi ishte i njohur për shoqërinë e tij me personazhe të njohura të shoëbizit, si me artistët e “Baba Stars”, me të cilët para katër vjetësh ishte përleshur me grupin muzikor “OTR”, ku kishte plagosur edhe reperin Noizy.

Një ndër miqtë e tij më të mirë, Skivi të cilin vjet më parë e kishte menaxhuar, reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ndau edhe disa fotografi me të ndjerin.

“Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret? Pse? Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe”, shkruan në postim ku pranoi shumë ngushëllimë nga miq, kolegë e ndjekës.

Po me një postim në Instagram, reagoi edhe Gold AG duke ndarë një fotografi me të ndjerin dhe babain e tij, Skënderin.

Në postimin e tij ai nuk pati asnjë koment veçse bashkëngjiti dy emoji duke qarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytet rreth orës 17:00. Thuhet se pas aktit fatal, ishte Skënderi ai që kishte lajmëruar policinë. Motivet mbesin të paqarta, por që rasti i vrasjes është konfirmuar nga policia. /Insajderi.com