Skivi, Doksi dhe Floriani publikojnë këngën e re

Skivi, Doksi dhe Floriani publikojnë këngën e re

Skivi bashkë me Doksin dhe Florianin kanë publikuar videoklipin e ri.

Bashkëpunimi i paralajmëruar javë më parë tani është publikuar, Skivi bashkë me Doksin dhe Florianin kanë sjellë këngën e tyre më të re.

Projekti i cili titullohet “Dredha” është shkruar nga Skivi dhe Doksi,  vija melodike është punuar nga Doksi ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë nga Deda Music.

Kënga është e kompletuar edhe nga ana vizuale, puna e klipit i është besuar produksionit “Sekuencë”.