Snoop Dogg do të nderohet me yll në ‘Walk of Fame’ në Hollywood, për arritjet e tij në muzikë, bamirësi dhe gatim

Ai është një reper, prezantues televiziv dhe sipërmarrës i cili ka arritur një çerek shekulli në industrinë e muzikës.
Dhe përderisa është një prej emrave më të suksesshëm të kohës, reperi Snoop Dogg do të nderohet me një yll në ‘Walk of Fame’, në Hollywood, shkruan DailyMail.
47-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, do t’i promovohet ylli në një ceremoni prestigjioze, e cila do të xhirohet për emisionin e “Jimmy Kimmel”.
Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërsëdrejti në WalkofFame.com rreth orës 4:30 pasdite (sipas orës lokale në ShBA) .
Legjenda muzikore, producenti i muzikës Quincy Jones dhe bashkëpunëtori i shpeshtë i Snoop dhe udhëheqësi i hip hop label-it “West Coast Dr Dre”, gjithashtu do të jetë i pranishëm në ceremoni.