Sofia Cuppola dhe Bill Murray bashkohen prapë për realizimin e “On The Rocks”

Sofia Cuppola dhe Bill Murray bashkohen prapë për realizimin e “On The Rocks”

Në vitin 2019 ishte paralajmëruar që Sofia Cuppola dhe Bill Murray do të bëhen bashkë për realizimin e filmit “On The Rocks”.

Kjo do të jetë hera e dytë që ata bëhen bashkë, pas 16 vitesh, pas filmit “Lost In Translation”, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Sapo kanë dalur foto me skena nga ky film, ku Bill Murray luan bashkë me Rashida Jones, në rolet e babait dhe vajzës, e cila dyshon se i ati ka një lidhje me një kolege.

“Filmi trajton betejën mes gjeneratave, ajo është një vajzë e re, ndërsa ai është një gjentëlmen nga një gjeneratë tjetër. Ata kanë mënyra të ndryshme se si i shohin marrëdhëniet dhe poashtu tregohet se si marrëdhënia me prindërit afekton marrëdhëniet e mëvonshme në jetë,” tregon Cuppola.

“Ka shumë pjesë në film ku ata flasin për jetën, burrat dhe gratë, duke pirë martini në New York.”

Nën këtë kontrast Jones është një shkrimtare dhe nënë, në një martesë në dukje të lumtur, ndërsa Murray babai i saj ‘playboy’.

Premiera e “On The Rocks” do të jetë në tetor./Insajderi.com