Soni Malaj publikon foto me të dashurin më të ri në moshë

Soni Malaj publikon foto me të dashurin më të ri në moshë

Këngëtarja, Soni Malaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku kryesisht në fokus janë aktivitetet nga një ditë e zakonshme apo ndonjë imazh me vajzën e saj, Annën.

© Soni Malaj [instagram]

Së fundmi, si rrallë herë, Soni, 39-vjeçare, vendosi që të publikojë një fotografi me partnerin e saj në Instagram.

Në një “selfie” të realizuar së bashku, çifti dukeshin mjaft të lumtur dhe të freskët në harmoni me njëri-tjetrin.

Soni Malaj është tash e sa kohë në lidhje me biznesmenin nga Tirana, Kelvinin, që është më i ri në moshë se ajo, por që daljet e tyre të përbashkëta në publik kanë qenë të rralla.

View this post on Instagram

#mua @ela.pera #hair @baki_tas_baki

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on