Edicioni i 13-të i festivali të filmit me metrazh të gjatë “PriFest”, do të fillojë të martën me fillim nga ora 19 do të hapet.
Në ora 20:00 do të mbahet ceremonia e hapjes, kurse nga ora 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi”, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino Armata.
Për shkak të kufizimeve të reja, hyrja në organizimet e festivalit duhet të jetë me një dëshmi të vaksinimit me të paktën një dozë, dëshmi se kanë antirupa ose një test negativ PCR.
Këtë vit në festival do të shfaqen 52 filma, ku 10 prej tyre janë prodhim i Kosovës, ndërsa nata e parë e këtij festivali do të jetë e organizuar vetëm për pjesëmarrës.
Në PriFest këtë vit do të jenë tetë kategori garuese për filmat, kurse fokus i këtij edicioni janë gratë.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës./Insajderi.com