Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

Sonte, e mërkurë, do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e Festivalit “Kënga Magjike”, kurse finalja e madhe do të mbahet me 29 maj, njofton Insajderi.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit moderohet nga Ardit Gjebrea, por kësaj radhe ai do të jetë bashkë me këngëtaren Marsela Çibukaj.

Ndërkaq, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Gara mes artistëve është mjaft e ngushtë, ndërsa skenës i janë rikthyer edhe disa emra të njohur siç janë: Flori Mumajesi, Soni Malaj, Fifi, e të tjerë.

Kujtojmë se fituese e “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa vitin e kaluar festivali nuk është realizuar.

Më poshtë gjeni listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”:

  1. Alban Ramosaj
  2. Ardit Stafa & Salije Bajrami
  3. Aurel Thëllimi
  4. Eltina Minarolli & Dea Strica
  5. Eneda Tarifa
  6. Enxhi Kumria
  7. Era Rusi
  8. Erik Lloshi
  9. Eva Alikaj dhe Clirim Denaj
  10. Fifi & Bruno
  11. Fitnete Tuda & Don Duli
  12. Gerta Mahmutaj
  13. Julian Lekocaj
  14. Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi
  15. Krusita
  16. Lindita
  17. Lorenc Hasrama
  18. Marjona Metohu
  19. Marsela Çibukaj
  20. Orgesa Zaimi
  21. Semi Jaupaj
  22. Soni Malaj
  23. Xhesika Polo & Klint Çollaku
  24. Xhon Jesku

/Insajderi.com

Image