Sonte nata e dytë e Eurovision-it, Anxhela Peristeri me super performancë

Sonte nata e dytë e Eurovision-it, Anxhela Peristeri me super performancë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka performuar në skenën e konkursit më të madh në botë për muzikë “Eurovision” në mbrëmjen e dytë gjysmë finale.

Ajo ka interpretuar live këngën e saj “Karma”, në gjuhën shqipe.

Në një paraqitje ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela ka elektrizuar skenën e madhe në Roterdam të Holandës.

Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale./Insajderi.com