Sonte në ora 20:00 fillon live emisioni më i ri “Gjith’ fiton Jonida”!

Sonte në ora 20:00 fillon live emisioni më i ri “Gjith’ fiton Jonida”!

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi sonte futen live nga shtëpia e tyre për të hapur emisionin më të ri “Gjith’ fiton Jonida”, ku ata do të pranojnë sfidën e parë, e do të befasohen gjatë tërë emisionit.

“Gjith fiton Jonida” është një emision i ri nga GjirafaVideo, një lloj reality-show shumë i vecantë, i cili e vendosë Jonidën përballë Besnikut, e publikun si gjykues të tyre.
Sonte hapet emisioni në ora 20:00. Besniku dhe Jonida pranojnë sfidën e parë, të cilën do ta ushtrojnë gjatë tërë javës, për t’u takuar përsëri të premtën tjetër, në orar të njejtë, për të performuar atë sfidë që e kanë ushtruar. Publiku përmes votimit live do të zgjedhë fituesin e sfidës.

Sonte hapja do të jetë shumë e vecantë. Do të ketë një numër të madh të miqve të çiftit, që janë personalitete shumë të dashura për publikun e Kosovës dhe Shqipërisë. Të titulluar “Miqtë e Shpisë” ata do të dërgojnë nga një video që do të zbukurojnë natën hapëse. “Miqtë e Shpisë” sonte janë: Ermal Mamaqi, Fatmir Spahiu, Edi Kastrati, Gresa Pallaska, Astrit Kabashi, Armend Smajli, Alban Ukaj, Olta Daku, Xhevdet Jashari, Olta Gixhari.

Pra, një hapje që nuk bën humbur, me shumë të qeshura, e shumë momente interesante. E gjitha është live, që e bën edhe më interesant këtë hapje. Duke pranuar sfidën e parë, Jonida dhe Besniku “hapin dyert” e shtëpisë dhe fillojnë që nga nesër të ushtrojnë për sfidën.

Çdo mbrëmje nga ora 20:00, ju mund të ndiqni përmbledhjen ditore, ku mund të shihni çiftin duke ushtruar për sfidën, duke u rrëfyer, duke u ngacmuar, duke luajtur lojëra sfiduese, e shumë momente tjera interesante.

Përmbledhjet e shkurtëra do të mblidhen në një vend, dhe të premten në ora 20:00, përveç performancës së sfidës së ushtruar, do të shihni edhe përmbledhje javore e shumë befasi tjera.

“Gjith fiton Jonida” mund ta gjeni vetëm në GjirafaVideo. Prandaj, sontë në ora 20:00 bëhuni gati për një emision shumë të veçantë. Publiku me komentet dhe votimet e tyre do ta bëjë këtë emision edhe më argëtues.

Jonida dhe Besniku kanë nderin t’iu presin sonte në ora 20:00 në GjirafaVideo, me dyer të hapura, e të gatshëm për t’u sfiduar.

Kliko këtu për faqen ku do të transmetohet LIVE “Gjith’ fiton Jonida”.