Sonte Sindi për pak sa nuk goditi Mevlanin

Sonte Sindi për pak sa nuk goditi Mevlanin

Gjatë puntatës së fundit në “Për’puthen”, Sindi pati një përplasje të ashpër me hyrjen e re të emisionit, Julianin, njofton Insajderi.

Që nga hyrja e tij në emision ai ka shprehur një pëlqim për konkurrenten, por një koment që bëri nuk u mirëprit aspak nga kjo e fundit. Ai tha se shumë miq e ndjekës i kishin sugjeruar që të dilte me Sindin, sepse ajo është ‘si vaj Borshi, ekstra i virgjër’, duke iu referuar virgjërisë së konkurrentes.

“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e acaruar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk e ofendoi dhe me siguri Sndi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani, dhe i kërkon këtij të fundit t’i thotë se është si lule.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Shumë e acaruar në këto momente, Sindi i kërkon të mbyllë gojën dhe Mevlani e injoron. Ajo çohet nga karrigia në drejtim të Mevlani për ta konfrontuar më afër, por ishte Murati ai që e kap për ta larguar.

U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja me të bërtitura duke u ndjerë e ofenduar. “Seriozisht e keni ju. Ai më ofendon, ju nuk reagoni asnjë”, dëgjohet të thotë ajo ndër të tjera. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)