Sot bëhet një vit pa Leze Qenën

Sot bëhet një vit pa Leze Qenën

Në mëngjesin e 25 marsit 2020, u dha lajmi se Leze Qena ka ndërruar jetë pranë familjarëve të saj. Aktorja që po qëndronte në mjekim intensiv që nga 6 marsi, u shua në moshën 85 vjecare.

Leze Qena ka lindur më 1 mars 1935, në Prizren. Rrjedh nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

E njohur për shumë role filmike, serial dhe projekte tjera televizive, Leza ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të ndritura të artit mbarë shqiptarë.
Veprat artistik që la pas vetës janë “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne” dhe së fundi seriali “Çka ka shpija”.

Burime pranë ikonës së humorit kishin bërë të ditur se amaneti i saj i fundit ka qenë që të varroset në Prizren, qytetin ku u lind e nga i cili nuk u shkëput tërësisht asnjëherë përkundër dallgëve të jetës.

Qena ishte e martuar me aktorin e njohur Xhevat Qena, i cili ka ndërruar jetë më 23 mars 2003./ Insajderi.com